Albspirit

Media/News/Publishing

Organizatat kërkojnë gjykim të drejtë për gazetarin Isa Myzyraj

Organizatat që janë pjesë e një grupimi për Reagim të Shpejtë për çështjet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, deklaruan të martën se janë shumë të shqetësuara për rastin dhe bënë thirrje për gjykim të drejtë.

“Organizatat firmëtare për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, si dhe sindikatat dhe shoqatat e gazetarëve janë shumë të shqetësuara nga padia për shpifje kundër gazetarit Isa Myzyraj, i cili punon për ora Neës, nga Elizabeta Imeraj,” shkruhet në deklaratë.

Ish kryeprokurorja e Tiranës, e cila u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në prill 2022, ka kallëzuar penalisht Myzyrajn duke pretenduar se ai ka shpifur kundër saj. Procesi gjyqësor ka nisur në Gjykatën e Elbasanit. Një seancë e planifikuar për të hënën më 12 shtator, u shty për në 16 tetor.

“Ne bëjmë thirrje për gjykim të drejtë në respekt të plotë të procesit të rregullt ligjor në të cilin rëndësia e lirisë së shprehjes dhe interesi publik në raportim konsiderohet siç duhet,” shkruhet në deklaratën e organizatave.

Imeraj kallëzoi Myzyrajn për shpifje pasi ky i fundit raportoi për kërcënime dhe frikësime që ai mori për shkrimet e bëra mbi procesin e vetingut të Imerajt. Në fund të marsit dhe në fillim të prillit 2022, Myzyraj komentoi mbi zhvillimet mbi procesin e vetingut. Gazetari kishte vënë re se kolegë nga media të tjera po vetë-censuroheshin, ndërsa shumë media kryesore nuk raportonin mbi këtë rast. Në të njëjtën kohë, media anonime në Shqipëri filluan të publikojnë informacione të pavërteta kundër anëtarëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në atë që Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i karakterizoi si “fushatë e orkestruar shpifjesh”.

Heshtja e përgjithshme e medias në lidhje me procesin e vetingut nuk kaloi pa u vënë re edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Në një deklaratë në Tëitter, në qershor 2021, ambasadorja Yuri Kim shkroi: “A do t’i shërbejë media publikut dhe të raportojë mbi këtë çështje me integritet, apo do të marrë telefonata dhe do të bie dakord të qëndrojë në heshtje dhe e verbër? Është koha për të treguar kurajë dhe integritet.”

Myzyraj tha se investigimet e tij kanë gjetur se së paku tre nga këto media online kanë pasur lidhje me Imerajn dhe kanë publikuar këto akuza në Facebook dhe Tëitter. Imeraj kundërshtoi këtë deklaratë dhe dorëzoi kallëzim penal për shpifje në Gjykatën e Elbasanit.

“Ky rast shpifjeje është në kuadër të shqetësimeve serioze për lirinë e medias dhe kërcënimeve ndaj gazetarisë së pavarur në Shqipëri,” vërejnë organizatat.

“Ne do të vijojmë të monitorjmë rastin ngushtësisht dhe qëndrojmë në solidaritet me Myzyrajn,” shkruhet në deklaratë.

Deklarata është firmosur nga organizatat: ARTICLE 19 Europe, European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF), European Federation of Journalists (EFJ), Free Press Unlimited (FPU), International Press Institute (IPI), OBC Transeuropa (OBCT), Reporters Without Borders (RSF) dhe SafeJournalists Network.

Please follow and like us: