Gjykata e Lartë lë në fuqi pushimin e hetimit për Dvoranin!
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për pushimin e hetimit për ish-kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Pasi GJKKO vendosi të pushojë çështjes, ish-presidenti Ilir Meta vendosi që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që kjo e fundit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Meta e akuzoi Dvoranin për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, lidhur me përplasjen për emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Meta u përplas me Dvoranin pas interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Meta, asokohe president pretendoi se kreu i KED-it kishte shkelur Kushtetutën duke mos respektuar radhën e emërimeve.