Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Krimet elektorale dhe drejtësia shqiptare

 

 

O drejtësia shqiptare, të kam dhjerë… Po si nuk u vjen turp, karshi atij betimi ligjor, diplomave që jeni këputur së studjuari etj. Veladonit të drejtësisë. E dënuat botin pse dha 100 dollarë që ta votonin për deputet, zgjedhjet e 2021. Në rregull. Po dosjen 184 pse e mbyllët? Me video e zë të kulluar ishin aty edhe Damian Gjiknuri, Edi Rama, Taulant Balla, shefi i policisë së Dibrës etj. Madje ia bët gocën deputete. Zgjedhjet e parakohshme në Dibër pas skandalit erotik të kryetarit të Bashkisë 2016. Skandali i shekullit i publikuar me disa etapa nga një tabloit i huaj gjerman, Birn. Atëhere SPAK filloi një lojë, jo të takon ty, jo nuk më takon mua, derisa dosja plot me fajtorë përfundoi në provincën prokuroriale a gjykatën e vet Dibrës. Si përfundim, kishte fajtorë por ata nuk mund të dënohen pasi kishte kaluar afati penal. Ja pse duhej bërë gjithë ajo lojë me, jo më takon mua, jo po të takon ty etj. Që të kalohej afati penal.

O pika drejtësisë shqiptare. Vetëm krimit nuk i kalon kurrë afati. Sot dënoni një ish deputet që me logjikën e propagandës së studiove të qeveriut, ku u mbeti goja se kështu bënte edhe Berisha, kanë të drejtën të vrasin, presin, bastisin kë dhe kur të duan. Sot i erdhi radha bash një kandidati të LSI apo Partisë së Lirisë, ish aleatit të qeverisë. Po është e turpshme për gjithë faqen tuaj, o shoqëria shqiptare. Dënohen nënat e vetmuara pse kanë ndërtuar një kotec pulash. Dhe nuk ka asnjë të dënuar nga ata që ngrenë 40 kate përballë kryeministrisë. Dhe qeveriu nuk e shikon.

Jeni budallepsur edhe si shoqëri. Kaq shumë sa e drejta qytetare është kthyer në një shkop me gunga të xhandarit të kohës. Kjo vetëm nga preferencat politike etj. Vendi im sot është në një kapërcyell ku ka dëbuar energjinë më vitale dhe ekzistenca e tij po mbahet nga pensionistët marksistë dhe një drejtësi diktatoriale. Dha 100 dollarë dhe kërkoi votën, dënohet. Vodhi të gjitha votat Damiani, fliste plot gaz në telefon. Tërmet, tërmet, bravo ju qoftë. Këtu e kam shefin, ju përshëndet. Ju lumtë. Hajde se do mbajmë premtimin, më lart do ju çojmë. Këto i shin fjalët e Damianit…, i keni të regjistruara, janë edhe këto krimi elektoral. Krim. Dhe krimit kurrë nuk i kalon koha. Sikur edhe një shekull të kalojë.

Please follow and like us: