Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveri e fortë, kapet pustecari me 13 bidona nafte

Kriza e çmimeve duket se po i detyron qytetarët shqiptarë ta sigurojnë karburant për automjetet e tyre në mënyra alternative, shpeshherë jo të ligjshme, siç është dhe kontrabanda.

Policia bën me dije se ditën e sotme pikërisht me akuzën e kontrabandës ka përfunduar në pranga personi me iniciale V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur 1 tjetër rast.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip “Mitsubishi”, në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us: