Albspirit

Media/News/Publishing

Çapajev Gjokutaj: Po t’i besosh Biblës…

Po t’i besosh Biblës, Zoti i krijoi të gjithë frymorët njëkohësisht: kaun e lopën, dhinë e cjapin, kalin e pelën.
Pse Evën e bëri pas Adamit dhe, për më tepër nga brinja e tij?
Për të theksuar se duhej të ishin si një trup i vetëm, thonë disa, burrë e grua mish e thua.
Për të shënuar se burri është superior, thonë të tjerë.
Ka dhe një interpretim feminist: burrin e krijoi nga balta, gruan nga brinja. Burri me origjinë inorganike, gruaja organike. Dmth Zoti e ka vënë gruan një rang më lart.
Bibla mund të jetë fjala e Zotit, por kuptimet i nxjerrka njeriu, sipas kohës e sipas interesit.
Dhe kur është fjala për interes e pushtet njeriu s’kursyeka as fjalën e Zotit, e interpreton si t’i vijë për hosh.

 

Please follow and like us: