Nurie Emrullai: Sikur të të them
Sikur të të them
se era bart dëshirat tua,
ti kthen kokën me shpejtësi
se emrin tënd dikush thërret,
a do ta besoje?
Sikur të të them
se kur yjet bien nga qielli
s’je kurrë vetëm,
a do ta besoje?
Sikur të të them
se me fjalë arrnojmë lëkurën që grisim,
a do ta besoje?
Please follow and like us: