Partia e Macron ndryshon emër, do quhet ‘Rilindje’
Partia e Presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër. Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche” do të quhet “Rilindja”.
Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017. “Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave.
Please follow and like us: