Pesë viruset që mund të shkaktojnë pandeminë e radhës
CSIRO ka publikuar së fundmi një raport gjithëpërfshirës, se si duhet të përgatitemi për pandemitë e ardhshme. Raporti identifikon 6 fusha kryesore të shkencës dhe teknologjisë, si zhvillimi më i shpejtë i vaksinave dhe prodhimi i vaksinave për të siguruar furnizimin, antiviralët e rinj dhe mënyrat e përdorimit të ilaçeve që kemi tashmë, mënyrat më të mira për diagnostikimin e hershëm të rasteve, analiza e gjenomit dhe shkëmbimi i të dhënave. Ai rekomandon të mësojmë më shumë rreth 5 viruseve që mund të shkaktojnë pandeminë e ardhshme.
1. Koronaviridae
Kjo familje virusesh shkakton Covid-19, Sindromën Respiratore të Lindjes së Mesme (MERS), dhe Sindromën e Rëndë të Fituar të Frymëmarrjes (SARS). Koronaviruset e parë njerëzorë ( 229E dhe OC43) u zbuluan përkatësisht në vitet 1965 dhe 1967.
Ata ishin patogjenë të shkallës së ulët, që shkaktonin vetëm simptoma të lehta të ngjashme me të ftohurin e zakonshëm dhe gastroenteritet. Koronaviridae kanë një gjenom ARN-jeshumë të gjatë, që kodon deri në 30 proteina virale. Vetëm 4 ose 5 gjene krijojnë grimca të virusit infektiv.
Por shumë të tjerë mbështesin sëmundjet nga kjo familje, duke i modifikuar përgjigjet imune. Viruset në këtë familje, pësojnë mutacione në një shkallë të ulët të qëndrueshme. Viruset Koronaviridae janë të përhapura dhe të zakonshme tek lakuriqët e natës. Mutacionet mund të përhapen te gjitarët e tjerë, si macja civet, dhe pastaj tek njerëzit.
2. Flaviviridae
Shkaktojnë Ethet Denge, Encefalitin japonez, Zika-n dhe Ethet e Nilit Perëndimor. Shpesh këto sëmundje nuk janë kërcënuese për jetën, duke shkaktuar ethe, dhe ndonjëherë skuqje apo ënjtje të nyjeve. Një pjesë e vogël e të infektuarve, preken nga forma e rëndë e infeksionit.
Encefaliti japonez mund të shkaktojë ënjtje të trurit, ndërsa virusi Zika mund të shkaktojë defekte të foshnjës.
Ndërsa të gjitha këto viruse mund të përhapen nga pickimi i mushkonjave, kur flitet për çdo virus individual, jo të gjitha mushkonjat kanë një rrezik të barabartë. Ka lloje kryesore mushkonjash të përfshira në ciklet e transmetimit të virusit të Etheve Denge dhe Zika-s, si Aedes aegypti dhe Aedes albopictus , që mund të gjenden afër vendit ku jetojnë njerëzit. Këto mushkonja gjenden në kontejnerë që mbajnë ujë, bimët e mbushura me ujë dhe vrimat e pemëve.
3. Ortomiksoviridae
Shkaktojnë gripin e zakonshëm. Virusi i gripit ndahet në disa lloje (A, B dhe rrallë C dhe D). Gripi A klasifikohet më tej në nën–tipe bazuar në variantet e proteinave të hemaglutininës (H) dhe neuraminidazës (N) në sipërfaqen e virusit. Aktualisht, llojet më të zakonshme të gripit tek njerëzit janë A/H1N1 dhe A/H3N2.
Infeksioni zoonotik ndodh kur shtamet e gripit që prekin kryesisht kafshët, kalojnë tek njerëzit. Ndryshimet e mëdha në virusin e gripit, vijnë zakonisht nga kombinimet e reja të viruseve të gripit që prekin zogjtë, derrat dhe njerëzit. Llojet e reja kanë potencialin të shkaktojnë pandemi, pasi ndaj tyre ka pak imunitet para-ekzistues.
4. Paramiksoviridae
Shkakton sëmundjet e Virusit Nipah dhe Virusit Hendra. Nga këto më të njohurit janë fruthi dhe shytat, si dhe virusi i para-gripit. Në nivel global, fruthi është një sëmundje e rrezikshme për fëmijët e vegjël, sidomos tek ata që janë të keq–ushqyer. Vetëm vaksinat ndaj fruthit kanëshpëtuar 17 milionë jetë midis viteve 2000–2014.
Një grup i paramiksoviruseve është i një rëndësie të veçantë për planifikimin e pandemisë:henipaviruset. Këtu përfshihet Virusi Hendra, Virusi Nipah dhe Virusi i ri Langia (si dhe MEV-1 imagjinar që shfaqet në filmin “Contagion”). Këto janë që të gjitha zoonoza (pra sëmundje që përhapen nga kafshët te njerëzit)
5. Togaviridae (alfaviruset)
Shkaktojnë Ethet Çikungunia, Ethet e Lumit Ross, Encefalitin dhe Perëndimor Lindor tëKuajve dhe Encefalitin e Kuajve Venezuelas. Shumë lloje mushkonjash luajnë një rol në transmetimin e alfaviruseve, përfshirë dhjetëra lloje që dyshohet se luajnë një rol në përhapjen e Etheve të Lumit Ross.