Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa: Sa elegant është shpirti yt?

Sa elegant është shpirti yt? Eleganca shpirtërore.
Shpirti elegant. Unë besoj plotësisht se nëse mund të kemi një ekuilibër mes mendjes, trupit dhe shpirtit, rezultati do të jetë një unitet shëndeti dhe një vlerësim i bukur për jetën. Një këndvështrim gjithmonë i freskët, përtej moshës.
Disa njerëz janë të moshuar që në moshën 20 vjeç. Me të vërtetë plakja ndodh kur një personi humbet ëndrrat nga sytë, pavarësisht nga numri i viteve që ka jetuar.
Elegancë do të thotë “hir i rafinuar”. Më pëlqen ideja për të qenë një qenie që ecën në një hapësirë ​​të hirit të rafinuar.
Jam gjithmonë e interesuar të kultivoj një qasje elegante ndaj jetës.
Elegancën shpirtërore ne e shohim në mënyrën si ecim, kujdesin ndaj lëkurës, mënyrën si e mbajmë filxhanin e kafesë, por ajo është shumë më tepër… Nuk është e dukshme.
Fshihet në format e altruizmit, lentet e syve tanë. Si zgjedhim ta shohim botën rreth nesh? Sa të ëmbël tregohemi edhe pasi kemi kaluar një ditë të vështirë?
Kjo, është eleganca e shpirtit.
Një nga gjërat më të bukura që e mban shpirtin tonë gjithmonë elegant, është përqafimi i papritur.
Lidhuni me ata që ju rrethojnë sot. Mbajini fort afër vetes.
Thuaj: “Të dua”, “Më fal”, “Të vlerësoj”, “Jam krenare për ty”… çdo gjë që ti në fakt, e ndjen. Mos u kurse, mos e lër për më vonë. Nuk ka kohë. Koha është një gënjeshtër e madhe.
Dërgoni mesazhe të rastësishme, shkruani një shënim të lezetshëm dhe vendoseni në hapsirën e dikujt që e keni përzemër, përqafoni të vërtetën tuaj dhe ndajeni atë… bëhuni shkak i një buzëqeshje sot për dikë tjetër… dhe jepni shumë, shumë dashuri.
Unë besoj që kjo është forma më e bukur për të jetuar… Dhe shpirti mbetet gjithmonë elegant, magnetizues, i ri.
Eleganca shpirtërore është epitoma e një jete të shëndetshme. Është ura që lidh të gjitha rrugët e dashurisë.
Asaj, të padukshmes është koha t’i japim më shumë rëndësi se sa elegancës fizike.
Nuk ka asnjë filter për elegancën shpirtërore. Ajo është e pastër ose thjesht nuk është.
Sot ka nevojë t’i japim sa më shumë “Likes” , ta kthejmë në “trend” e në stil jetese… si kryefjalën e vetme të vërtetë, të mirëqënieve tona.
Please follow and like us: