Biden: SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht nëse Kina përpiqet të marrë Tajvanin me forcë
Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nëse Kina do fillonte një pushtim të Tajvanit, forcat amerikane do hidheshin në mbrojtje të ishullit.
Kjo nuk është hera e parë që Biden shfaqet përtej qasjes së gjatë të SHBA-së të “paqartësisë strategjike” kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Tajvanit. Biden tha se SHBA do të ndërhynte ushtarakisht nëse Kina përpiqet të marrë Tajvanin me forcë. Shtëpia e Bardhë ka qenë e shpejtë për të minimizuar komentet e mëparshme të Bidenit për Tajvanin, duke përsëritur se politika e SHBA-së nuk ka ndryshuar.
Tajvani shtrihet më pak se 110 milje (177 kilometra) nga brigjet e Kinës. Për më shumë se 70 vjet, të dyja palët janë qeverisur veçmas, por kjo nuk e ka penguar Partinë Komuniste në pushtet të Kinës që të pretendojë ishullin si të vetin – pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë.
Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka thënë se “ribashkimi” midis Kinës dhe Tajvanit është i pashmangshëm dhe ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës. Tensionet midis Pekinit dhe Taipeit janë në nivelin më të lartë që kanë qenë në dekadat e fundit, me ushtrinë kineze që po zhvillon stërvitje të mëdha ushtarake pranë ishullit.