Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Apelit lë në burg mashtruesin Faruk

Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës për shtetasin turk Faruk Fatih Özer që akuzohet se është arratisur nga Turqia pasi mashtroi mijëra shtetas turq për të investuar në kriptomonedha është: arrest me burg. Gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer thotë se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.

Avokati i tij tha se Ozer shtë një person me arsim të lartë, dhe se vendimi me burg duhet zbutur duke e lënë në detyrim paraqitjeje sa herë që Gjykata ta kërkojë.

Sakaq, nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka deklaruar se ndaj tij ka një hetim në shtetin turk dhe se është në kërkim ndërkombëtar për vepra penale, duke thënë se nuk mund të ndryshohet masa e sigurisë, duke e lënë në burg.

Si u kap në Shqipëri

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore – ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu.

Please follow and like us: