Jorida Satka: U shemb qyteti ynë
U shemb qyteti ynë,
rrënojat na mbyllën në një pus,
fytyrat tona në hije…
Gjithmonë kishim dashur të ishim të lirë.
Natë…
Fytyra të ftohta akulli dhe akull,
disa të vdekur e disa të gjallë.
Përqafimi i butë ndizte të gjitha dritat,
kur prekeshin flokët…
Nuk do të të shoh në mëngjes?
Nuk do të të shoh natën vonë…
Duhet të largohemi nga drita që të jetojmë…
U shemb dhe pusi ynë…
Në rrënoja dy duar zgjaten që lirinë e fjalës ofrojnë…
Please follow and like us: