Albspirit

Media/News/Publishing

Banderola e madhe në Letoni: Putin, Haga po të pret!

Në autobusët e qytetit, në ekranet elektronike dashuria për Ukrainën shfaqet përmes zemrave të vogla. Këtë javë Lituania së bashku me Letoninë, Estoninë dhe Poloninë ndaluan të gjithë turistët rusë, duke argumentuar se ata nuk duhet të gëzojnë demokracinë dhe lirinë në Evropë, ndërsa qeveria e tyre sulmon pikërisht këto vlera në Ukrainë. Ky veprim ka ngritur shqetësime në mesin e aktivistëve të opozitës ruse tashmë jashtë vendit.

“Është e çuditshme, si mund t’i ndalosh njerëzit vetëm se ata janë rusë, pavarësisht nëse ata mbështesin apo jo regjimin e Putinit”, argumenton Anastasia Shevchenko, një aktiviste që kaloi dy vjet në arrest shtëpie për protesta kundër presidentit rus.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo po vuante një dënim me kusht dhe një veprim i gabuar, madje edhe një koment kundër luftës, mund ta kishte lënë atë pas hekurave. Por Anastasia nuk duroi dot të heshtë, ndaj bashkë me familjen ata ikën në mes të natës për në Lituani.

“Ajo që po ndodh tani në Rusi është si një frikë totale,” më thotë Anastasia, në Vilnius. “Shumë njerëz janë të frikësuar sepse ne e dimë se ata mund të bëjnë gjithçka. Nuk është vetëm burg, apo gjoba: mund të vritesh ose të helmohesh. Është si një burg i madh. I gjithë vendi.”

Vladimir Putin ka shpallur një mobilizim të pjesshëm të rezervistëve rusë, testi i parë i vërtetë i mbështetjes për pushtimin e tij. Shenjat e hershme nuk tregojnë mbështetje për Putin. Protestuesit dolën në disa qytete duke thirrur “jo luftë!”. Më shumë se një mijë njerëz u arrestuan.

Please follow and like us: