Ishte i dënuar me vdekje, vrasësi ka frikë nga gjilpërat, braktiset ekzekutimi në minutën e fundit
Ekzekutimi i Alan Eugene Miller, një vrasësi i dënuar me vdekje që kishte kërkuar të ekzekutohej nga hipoksia e azotit, u shty pasi ai kishte frikë nga gjilpërat. Ekzekutimi i Millerit ishte shtyrë edhe më herët, por vendimi u anulua sërish në orën 11 nga Gjykata e Lartë. Ekzekutimi i Millerit u anulua me vetëm pak minuta në dispozicion nga afati i përcaktuar. Mediat, avokatët dhe anëtarët e familjes prisnin të shikonin ekzekutimin e Millerit përpara se të skadonte mandati. Ishte një gjykatës që bllokoi vendimin e ekzekutimit të vrasësit, duke thënë se metoda e ekzekutimit nuk ishte gati për t’u përdorur në shtetin e Alabamas. Në vitin 2018, Alabama miratoi hipoksinë e azotit si një metodë ekzekutimi, por ajo nuk ishte provuar ende tek të dënuarit. Miller pretendon se ai dorëzoi një formular ku deklaronte zgjedhjen e tij të ekzekutimit, megjithatë, zyrtarët e shtetit mohojnë të kenë parë letrën e tij./oranews