Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTJA E FAKULTETIT TË PSIKOLOGJISË TË KOLEGJIT AAB NDEROHET ME TITULLIN “AMBASADORE E PAQES”

Ardita Blakaj, studente nga Fakulteti i Psikologjisë në nivelin master të Kolegjit AAB, ka shënuar një sukses tejet të rëndësishëm në aspektin profesional. Ajo është nderuar me çmimin “Ambasadore e Paqes” në Kosovë, nga organizata botërore Global Socio-Economic and Financial Evolution Network.

Përveç kësaj, Ardita është inkuadruar edhe në Akademinë e Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York, ndërsa punon si udhëheqëse në qendrën korrektuese në Dubravë, dhe ligjëruese në Akademinë për siguri publike për psikologji të burgjeve.

Ardita është një nga shembujt që tregon qartë se studimet në AAB shënojnë pikë kthese në jetën e çdo studenti.

Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB, angazhohet që studentët e suksesshëm të promovohen në mënyrë të denjë dhe të nisin hapat e parë të karrierës, duke u vertetuar më vonë se kanë bërë zgjedhjen e duhur për studime.

Please follow and like us: