Albspirit

Media/News/Publishing

Viti i ri Hebraik, Ines Demiri në pritjen e organizuar nga Presidenti i Izraelit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shkëlqesisë së Tij z. Isaac Herzog, dhe Zonjës së Parë të Shtetit të Izraelit, znj. Michal Herzog, në një pritje festive së bashku me Korin Diplomatik, në rezidencën presidenciale në Jerusalem, me rastin e Vitit të Ri Hebre 5783, Rosh Hashanah.

Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.

“Me rastin e shënimit të Vitit të Ri Hebre 5783, Rosh Hashanah, me ftesë të Presidentit të Shtetit të Izraelit, Shkëlqesisë së Tij z. Isaac Herzog, dhe Zonjës së Parë të Shtetit të Izraelit, znj. Michal Herzog, mora pjesë në një pritje festive së bashku me Korin Diplomatik, në rezidencën presidenciale në Jerusalem.

Gjithashtu, në kuadër të shënimit të Vitit të Ri Hebre, me ftesë të Shkëlqesisë së Saj Ambasadores zn. Aliza Bin-Noun, njëherësh Drejtore Politike në ardhje e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, dhe Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit z. Gil Haskel, Shef i Protokollit të Shtetit, së bashku me Korin Diplomatik, mora pjesë në ngjarjen “Nga ferma në laborator – prodhimi i ushqimit një një botë me ndryshim klimatik”.

Kjo ngjarje ishte pjesë e përpjekjeve të MPJ të Izraelit për të rritur bashkëpunimin global drejt Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike që do të mbahet më 6-18 nëntor 2022, në Sharm El Sheikh të Republikës Arabe të Egjiptit”, shkruan ambasadorja e Kosovës në postimin e saj në rrjetet sociale.

Please follow and like us: