Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëfim te Ester Bylyku/Antonia Gjoka nuk e fal tradhtinë

Antonia Gjoka, e ftuar së fundmi në “Glamour Zone” u shpreh se më në fund ka gjetur dashurinë.

Ajo konfirmoi se është në një lidhje me një djalë, i cili është pjesë e ekranit prej 10 vjetësh.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili ka qenë një moment që i dashuri i theu zemrën, Antonia tregoi një rast që në xhelozi e sipër shkoi në lokalin e koleges së tij për t’u përballur me të.

“E pash që ai e kishte shtuar në Instagram. Kishin postuar në Story, video nga i njëjti lokal, që tregon se ishin bashkë. U nisa menjëherë drejt lokalit, t’i shihja dhe të përballesha. 

Të ulur në tavolinë shoh kolegen e tij. Shkova të flas me të por nuk më lejuan shoqet. 

Por u sigurova që ajo të më shihte. Për fat të mirë, i dashuri im nuk ishte aty në atë moment” u shpreh Antonia.

Please follow and like us: