Xhezide Selimi: ME SYTË E SAJ

E blerta
u ngjiz qelizave të tua të harruara
pa kloroplast.
Në kornizë pikturat e pluhurosura s‘duan
vëmendje.
Poshtë pushojnë njerëzit e braktisur prej kohësh
Lart lind një diçka e bukur
Kafen pije me dorën e majtë pa glukozë të tepruar
I humbur në bardhësinë e motit
Bashkë rrugëtojmë pa frikën e hapjes së dyerve magjike
Ndarja vjen pa kohë
Ndërsa puthja vidhet nga buzët me gjak negativ
Pozitive mbetet vetëm fytyra jote.
Please follow and like us: