Deizi Arapi: Jam konfliktuar me deputetin e PD
Deizi Arapi, 27-vjeçarja që iu dogj makina mbrëmjen e djeshme i ka bërë thirrje shtetit për ndihmë.
Ajo thotë që kjo është hera e dytë që i digjet makina dhe pretendon se ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka pasur me ish-kryebashkiakun e Bilishtit, Bledion Nallbati, aktualisht deputet i Partisë Demokratike.
Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit.
Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet”, shpreh ajo.
Në vitin 2018-të Deizi Arapit i kanë djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.