Deputeti demokrat i përgjigjet bilishtares Arapi
Deputeti i PD, Bledion Nallbati ka dalë me një reagim për akuzat e ngritura ndaj tij nga 27-vjeçarja nga Bilishti Deizi Arapi. Në një reagim me telefon për mediat, nga Gjermania ku ndodhet, ish kryebashkiaku Nallbani ka thënë se do të bëjë padi për shpifje, pas fjalëve të 27-vjeçares e cila e akuzoi Nallbatin që pas konfliktit që kanë pasur katër vite më parë, asaj i janë djegur dy herë makinat e saj.
“Jam i habitur nga keto akuza. Une kam patur vetem nje konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgje me teper. Besij se eshte nxitur nga dikush tjeter per te bere keto akuza. Sa i perket punonjësit tim nuk mbaj pergjegjesi per cdokënd qe kam të punësuar me ke zihen dhe cfare bejne. Sapo te kthehem nga Gjermania do te bej nje kallzim per shpifje”, ka deklaruar për mediat Nallbati.
Në deklaratën e saj në media paraditen e 25 shtatorit, Deizi Arapi ka ngritur gishtin e akuzës ndaj deputetit të PD, Bledion Nallbati, ish kryebashkiaku i qytetit. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti për mbrojtje.