Poezia e Lapathiotis vjen në shqip nga Arqile Garo
Napoleon Lapathiotis: VUAJTJET E HEKATËS*
…Je suis sure qu’ elle est vierge.
Elle a la beaute d’ un vierge…
Qui, elle est vierge. Elle ne s’ est
jamais souillee.*
Oskar Uajlld – «Salome»
…Hëna u shfaq si një lubi, krejt lakuriqe, sonte,
me një pasion skëterrë:
e panë qysh herët, që të gjithë, lidhëset tek trazonte,
në epshin flakë e tmerr…
Vallë ç’ të ketë parë këtu mbi tokë që e kërkon patjetër,
sa që i varen mekur,
thua se duan të ndërrojnë besën dhe fenë e vjetër,
dy gjinjtë e saj të vdekur?!
E virgjër, shterpë dhe e pa zë, si picërrak* që s’ shihet,
mbrëmjes në mjegullnajë,
ç’ i ndodhi sonte që u çmend dhe do me burrë të shtrihet,
të shfryjë dufin e saj?
…E çë se nata mengadalë hepohet përmbi hon,
lulja pret veç agimin?
Në perëndim, vetëm ajo që vuan e lëngon,
më kot shpreson shpërthimin…
Shqipëroi: Arqile Garo
Janninë, shtator 2018
*Hekata – perëndi e mitologjisë greke që shpesh përqaset me hënën.
*…Jam i sigurt që ajo është e virgjër.
Ajo ka bukurinë e një virgjereshe…
Po, po, ajo është e virgjër. Askush
s’ ka venë dorë mbi të.
*picërrak – zvarranik i ngjashëm me hardhucën, por më i madh se ajo, me pika të verdha në trup, që del zakonisht në pranverë pas shiut – pikëlore, salamandër.
Please follow and like us: