Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA shpall non grata edhe një prokurore

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë ndërmarrë sanksione ndaj një prokuroreje boshnjake, e cila akuzohet se është e përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në korrupsionin.

Sipas njoftimit të shpërndarë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Thesarit, Diana Kajmakovic, prokurore shtetërore në Prokurorinë e Shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, ka abuzuar me detyrën për të ndihmuar kriminelët, përfshirë trafikantët e drogës për t’iu shmangur drejtësisë.

Rasti i saj është cilësuar si emblemë e korrupsionit endemik në institucionet publike të Bosnjës dhe përfaqësuese e një sistemi në të cilin njerëzit në pushtet vënë përfitimin e tyre personal dhe politik përpara nevojave të qytetarëve.

Më tej në njoftim thuhet se Bosnje e Hercegovina po përballet me krizën e saj më serioze politike që nga viti 1995, e kufizuar nga partitë politike etno-nacionaliste që shfrytëzojnë rrjetet e patronazhit për të mbajtur pushtetin dhe pasurinë. Për më tepër, sistemi i drejtësisë në vend është gjithnjë e më shumë i kapur dhe nën kontrollin e partive politike dhe rrjeteve të tyre të patronazhit.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha autoritetet në dispozicion për të nxitur përgjegjësinë për ata që përfshihen në aktivitete korruptive ose minojnë proceset dhe institucionet demokratike të Bosnje”, thuhet në njoftim.

Please follow and like us: