Albspirit

Media/News/Publishing

Dënohet doktoresha që shfaqej me foto erotike

Një ish-doktoreshë është dënuar me gjashtë vjet burg në Mianmar për “dëmtim të kulturës e dinjitetit” me fotot e saj erotike në rrjetet me pagesë. Nang Mwe San, modele dhe ish-mjeke, u dënua javës që shkoi nga autoritetet ushtarake në vend. Ajo u shpall fajtore për përdorimin e rrjetit në shpërndarjen e fotove e videove në këmbim të pagesës, duke shkelur kështu seksionin 33 të ligjit vendas për Transaksionet elektronike. Zonja San jeton në qytezën Yangon, në veri të Dagon ku është në fuqi ligji ushtarak, dhe njerëzit që kryejnë krime gjykohen në gjykatat ushtarake. Modelja është dërguar tashmë në burgun e Insein, nga më të mëdhenjtë në Mianmar, ku mbahen dhe të burgosurit politike, sipas britanikes Daily Mail. Për arsye të ngjashme San ka humbur dhe liçencën e saj mjekësore në 2019 teksa postonte foto erotike të vetes në rrjetet sociale, megjithë disa paralajëmrime që kishte marrë nga autoritetet atje. Madje ajo postonte dhe imazhe të vetes në një protestë anti-ushtarake pas grushtit të shtetit në 2021. San ishte diplomuar si mjeke kur ishte 22 vjeçe, por ndaloi praktikën në 2017 për t’u bërë modele. Edhe kjo iu ndalua në 2019 kur iu komunikua se sjellja e saj ishte kundër traditës burmeze të vendit.

Please follow and like us: