Mashtruesja gjermane që la me gisht në gojë konspiracionistët
Me serialin më të fundi të “Netflix”, nuk ka asnjë njeri që të mos e ketë dëgjuar emrin e Anna Delvey. Unë dëgjova për herë të parë për të disa vite më parë. Trashëgimtarja e rreme e aristokracisë gjermane, arriti të përvetësojë përmes mashtrimit mijëra dollarë nga elita e Amerikës. Ndërsa nuk i mbështes metodat e saj për të fituar para, nuk mund të mos pyesja veten se si ia doli të arrinte synimet e saj për aq kohë sa zgjati ky mashtrim. Por, më shumë se kaq, më bëri shumë përshtypje besimi që ajo kishte tek vetja.
Sukses apo dështim
Siç e shihni, sistemi ynë i besimit është faktori kryesor nëse kemi sukses apo dështojmë në përpjekjet tona dhe në jetë në përgjithësi. Pasi kalova vitet e fundit duke trajnuar klientët se si të kapërcenin besimin e tyre të dobët tek vetja, dhe të shfrytëzonin fuqinë e mendjes së tyre, nuk ishte çudi që kur u futa më thellë në historinë e Anna Delvey, kuptova se ajo kishte një qasje të ngjashme për të arritur atje ku donte. Unë nuk kam ndërmend të krijoj një grup kriminal për të arritur qëllimet e tij në jetë, duke u angazhuar në aktivitete të paligjshme. Por merita i takon Anna Delvey, pasi ajo kishte besimin dhe sistemin e besimit, që shumica e njerëzve vetëm mund ta ëndërrojnë.
Besoni tek vetja
Nëse doni të arrini qëllimet tuaja, duhet që të besoni tek vetja tuaj. Një individ që i vendos një qëllim vetes, dhe më pas heq dorë që pas disfatës së parë, është ai që nuk e ka ende sistemin e tij të besimit. Besimi tek vetja është hapi i parë për të pasur sukses dhe për të pasur jetën që ëndërroni. Shumë vite më parë, kur isha i sapodiplomuar, doja të gjeja një punë në fushën që kisha studiuar. Dhe si shumë studentë të tjerë, u detyrova të nisja punë në një call–center përshërbimin ndaj klientit për të paguar shpenzimet e mia, derisa të mund të angazhohesha në profesionin tim. Dita ime përfshinte dëgjimin në telefon të njerëzve të bezdisshëm që ankoheshin për gjithçka. Madje mbaj mend një ditë një zonjë që mori në telefon, duke dashur të ankohej për zhurmën e disa fëmijëve që luanin në oborrin e shtëpisë së tyre. E kush e bën këtë?
Mos e humbni besimin tek synimet tuaja
Ndërsa roli në të cilin punoja mund të më kishte vënë në dyshim ekzistencën time, unë u fokusova tek synimet e mia më të mëdha. Unë kisha besim në aftësinë time për të arritur atje ku duhej të isha, dhe e dija se do të arrija destinacionin tim. E njëjta gjë vlen edhe për ju. Mos lejoni që një disfatë e përkohshme të shkatërrojë besimin tuaj apo të vërë në dyshim aftësitë tuaja. Për sa kohë që përqendroheni tek rezultati përfundimtar dhe besoni tek aftësitë tuaja, do të arrini atje ku duhet të jeni. T.Harv.Eker ka thënë:”Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, njerëzit e suksesshëm kanë dyshime, dhe njerëzit e suksesshëm kanë shqetësime. Dallimi është se ata nuk i lejojnë këto ndjenja që t’i pengojnë në arritjen e qëllimeve të tyre”.
Lëreni mënjanë frikën tuaj
Një tjetër pengesë për të pasur një sistem të fortë besimi dhe për të pasur sukses është frika. Frika është origjina e të gjitha dështimeve, dhe ajo që e pengon një individ të arrijë synimet e tij. Frika se mos bëni një gabim, se mos ndoshta nuk dini diçka. Lista e frikërave është e pafundme, por koha juaj jo. Riçard Branson thotë:Nëse dikush ju ofron një mundësi të mahnitshme dhe nuk jeni të sigurt se mund ta bëni, thoni po, dhe mësoni më vonë se si ta realizoni. Dhe në fakt ka të drejtë.Mos lejoni që frika të kufizojë mundësinë tuaj për t’u rritur. Nëse zgjidhni të hiqni dorë nga frika që ju pengon, dhe të hidhni një hap përpara plot besim, atëherë në dispozicion do të kenimundësi të pafundme.
Mos lejoni që t’ju kontrollojnë mendimet e të tjerëve
Të gjithë kanë një mendim për dikë a diçka. Ju mund të keni edhe një mendim për mua nga artikujt që unë shkruaj. Sido që të jetë, është thelbësore të vendosni kufij të shëndetshëm me ata që ndodhen përreth jush, përfshirë personazhet pa fytyrë në mediat sociale në rast se jeni i ekspozuar në sytë e publikut. Mësoni se opinionet që të tjerët kanë për ju, janë të ndërtuara mbi imazhin që ata kanë krijuar për ju në mendjet e tyre. Pra ju nuk mund të kontrolloni se çfarë mund të mendojë një individ për ju, por mund të kontrolloni opinionet që keni për veten tuaj! Pra, ashtu si nuk do të pinit helm dhe ta lejonit atë në trupin tuaj, mos lejoni që mendimet negative të të tjerëve të depërtojnë në mendjen tuaj. Ju duhet të përqendroheni tek mendimiqë keni mbi veten dhe atë gjë mund ta arrini. Ju mund të arrini gjëra të mëdha vetëm nëse keni një sistem të fortë besimi. Një gjë është e sigurt, e doni apo urreni “Anna Delvey”, leksioni i vetëm që mund të nxirrni nga ky seria,është se si mund t’i realizoni qëllimet tuaja duke pasur një besim të fortë tek vetja dhe bindjet tuaja. / Filiz Behaettin (A2S) – Bota.al