Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Rrugës eci, kurrë i qetë

Rrugës eci, kurrë i qetë
S’më tregon askush me gisht
I futur në arkivol eci
S’më shikon askush.
Të gjitha ritet e të gjallëve bëj,
Hyj në kafe e kudo me arkivol
Asnjë të gjallë mes të vdekurve nuk gjej…
I mbërthyer në arkivol, të kërkoj mes njerëzve
S’di a jam mes të gjallëve
A të vdekurve.
Please follow and like us: