Skandali francez, si mashtrohen vajzat e varfra dhe detyrohen të kryejnë seks në grup
Franca është përfshirë nga një skandal i rëndë në lidhje me botën e pornografisë, teksa 4 burra janë arrestuar nën akuzë për trafik qeniesh njerëzore, prostitucion dhe përdhunime ne grup.
Ata akuzohen se në këmbim të abonimeve, burrat organizonin rregullisht seanca seksi në grup me disa gra për klientët e tyre.
Grave u kërkohej të krijonin video me përmbajtje të forta erotike, me pagesë të lartë, të destinuara për në Kanada. Videot ndërkohë transmetoheshin në të gjithë Evropën.
Më shumë se 40 viktima janë identifikuar deri më tani, ndërsa autoritetet po punojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, pasi dyshohet se ka pasur një rrjet të mirëfilltë që merrej me gjetjen e viktimave dhe trafikimin e tyre.