Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Elezi: Kauzat e ish të përndjekurve politikë në një konferencë kombëtare

 

Konferencë e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë në Hotel Rogner me prani të deputetëve të Kuvendit, me axhendë takimi diskutimesh rreth ditës së kujtesës, parcela e të zhdukurve hapja e dosjeve, dekomunistizimi, lustracioni, dënimi i krimeve të komunizmit, nismat ligjore, mbështetja e kandidaturës së ish të përndjekurve politikë për postin e Avokatiti të Popullit.

Kisha nderin të moderoja konferencën zhvilluar me një prani të gjerë gjithpërfshirëse.

Në konferencën kombëtare të Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të ish të Përndjekurve dhe Burgosurve Politike të mbajtur në Hotel Rogner më dt 27.09.2022 me praninë e shumë deputetëve të PD, kryetarë partie të spektrit të djathtë, shoqërisë civile dhe ish të burgosur politikë, të pëndjekur dhe familjarë të tyre, takim i zhvilluar për të diskutuar rreth axhendës së kësaj konference për problemet, sfidat dhe nismat ligjore që lidhen me kauzën e ish të përndjekurve politikë. Dekomunistizimi, lustracioni, hapja e dosjeve, caktimi i datës përkujtimore në nder të mbi 6000 të vrarëve, të të zhdukurve të regjimit komunist, ngritja e parcelës përkujtimore në nderim të tyre, promovimi i vlerave intelektuale që vijnë nga shtresa e ish të përndjekurve politikë në institucionet shtetërore, kushtetuese, situata politike në spektrin e djathtë, bashkimi i PD dhe së djathtës rreth të përndjekurve politikë si identiteti i pacenueshëm dhe forcimi i saj etj. U konkludua që të merren parasysh vendimet e konferencës së Unionit në përfundim të këtyre diskutimeve dhe takimit për çështjet që kanë të bëjnë me to, veçanërisht dhe nismës ligjore për hapjen e dosjeve, ku komisioni parlamentar të ftojë dhe reflektojë me diskutimin e nismës së ndërmarrë për këtë qëllim mendimin dhe opionin e ish të përndjekurve politikë.

Gjithashtu 23 Janari i propozohet parlamentit si ditë e kujtesës kombëtare në nderim të martirëve të rënë dhe të vrarëve dhe zhdukurve. Kjo datë lidhet me ditën e kryengritjes së parë antikomuniste atë të Malësisë së Madhe.

Ngritja e parcelës së kujtesës me pishtarë dhe emrat e 6000 të zhdukurve, promovimin e personaliteteve në institucionet kushtetuese…

Deputetët e parlamentit gjatë fjalës së tyre, ndër të tjera na dhanë garanci dhe mbështetje për këtë qëllim dhe janë të hapur për të diskutuar, dëgjuar dhe reflektuar mendimin, qëndrimin dhe opionionin e ish të përndjekurve politikë në nismat ligjore të ndërmarra, qofshin ato në procedurë parlamentare si dhe çdo nismë tjetër që lidhet me këtë kauzë, të tilla si me hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit  dekomunistizimin, lustracionin, ditën e kujtesës, mbështetjen e figurave dhe personaliteteve  intelektuale, publike dhe politike në pozicionet e rëndësishme shtetërore.

Të pranishëm dhe që mes tyre dhe  diskutuan ishin deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: z. Isuf Çela, Tritan Shehu, Fatmir Mediu, Belind Këlliçi, Flamur Hoxha, Gerta Bardeli Gjoni, E.Koliçi, Merita Bakiu, Elda Tase, E. Spaho, Agron Duka, Dashamir Shehi, K. Peroli, F. Veizaj, A. Roshi, Agim Hoxha, Bujar Vreto dhe shumë të  tjerë të ftuar dhe që diskutuan si D. Pojani, Sh. Stërmasi, Gjek Beqi, L. Nela, Ndreu, Mark Nika, A. Agolli, M. Nela etj.

Please follow and like us: