Albspirit

Media/News/Publishing

Detina Zalli: Kurset paraprake për bursa në Universitetin e Oksfordit për studentët shqiptarë

 

We Speak Science në bashkëpunim me drejtorinë e Artificial Intelligence Course të Universitetit të Oxfordit po u ofron 100% scholarship studentëve më të mirë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë të futen në këtë kurs.

Kursi do të mbahet në dy seanca.

Seanca e parë do të jetë, ditën e hënë, data 10 tetor, ora 20:00-21:30 me orën shqiptare.

Seanca e dytë do të jetë: ditën e hënë, data 17 tetor, ora 20:00 – 21:30.

Studentët duhet të:

1- Angazhohen me projekte.

2- Të kenë mesatare 9.5 dhe lart.

3- Të regjistrohen duke dërguar dëftesën, letrën e motivimit (ku të shpjegojnë përse dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij kursi dhe cfarë dini ata për We Speak Science). Dokumentat dërgojini duge dërguar email: wespeakscience@gmail.com Subjekti i emailit duhet të jetë: Kurs në Artificial Intelligence.

4- Mosha e studentëve: mbi 15 vjeç.

5- Pranohen dhe studentët e degëve të ndryshme në universitete.

6- Të gjitha dokumentat duhet të përfshihen në 1 email të vetëm. Aplikimet të cilat nuk i kanë të gjithë dokumentat nuk do të konsiderohen.

7- Nxënësit që përfshihen në këtë kurs mund (varet nga përkushtimi i studentëve dhe rezultatet) të përfshihen gjithashtu në kurse të tjera gjatë vitit shkollor.

Kurset janë:

Cancer Cell Biology, Space Biology, Data Science. Kurset janë drejtuar nga akademikë të:

1- Harvard University

2- University of Oxford

3- NASA

4- University of Cambridge

5- Imperial College London

Do t’u jepet PRIORITET studentëve që u përkushtojnë kohë, janë të motivuar dhe kanë mesatare mbi 9.5

Dëshirojmë të marrin pjesë mbi të gjitha studentët që jetojnë në fshatrat dhe të gjithë rethet shqiptare sepse dëshirojmë t’i ndihmojmë dhe inkurajojmë në rrugën e tyre akademike.

Please follow and like us: