Odise Kote: VETMIA, KY ABSURD NĒ TRIUMF…
Vetmia është nisur të mos mbêrrijë askund,
eremit anonim, çmendur në ekstazë.
Kohë moderne, përemri vetor Unë,
Miq, të dashur, shenja tasti në I-pad.
Zemërim i thellê që ngjall gjithnjë shpresë,
rrokulliset, bëhet copash, moral në greminë.
Ëndërron që bota pakuptuar mos vdesë
dhe roboti mos të zëvendësojë njerinë.
Pikëllimet sjellin lajm kujtese, dhe mëshirë,
truall me gjëmbaçët pronorë; Tëndja – Imja.
S’vdes kush kërkon jetën dalldisur në rrëpirë
gjurmën që lê pas t’ia shkrepëtijê drita.
Vetmi, absurd në delir që ngjit të përpjeta,
fillikat, pa tinguj, pa të qara, veç me heshtje.
Me Unin – rrëzim që gremiset tek vetvetja,
Pa memorie, pa gjuhë njerëzore, fatkeqe.
Ikën si e marrë të mos mbërrijë askund,
vetëflijuar nê iluzion intimiteti digital.
Vetmia, ky kancer shekulli në triumf,
Vetveten pak e pak po e çon në varr…