Vita Blloshmi-Kozeli: NË VËSHTRIMIN E NJË GRUAJE
Në vështrimin e një gruaje janë dielli e hëna,
janë yjet që hijeshojnë qiellin, gjithësinë,
tek ai vështrim ka vënë zemrën nëna,
që e lind dhe e bën njeri – njerinë…
Në vështrimin e një gruaje është dashuria,
që ka forcë t’ia lëvizë tokës meridianet,
në gjirin e saj merr jetë e rritet fëmija,
që me emrin e nënës çan detet e oqeanet.
Në vështrimin e një gruaje çel sythe vetë jeta,
e kopshte trëndafilash harlisen në atë vështrim,
nën qerpikët e harkuar ka strehën e vërteta,
që buzët hezitojnë ta thonë me nxitim…
Please follow and like us: