Albspirit

Media/News/Publishing

Viktor Zhusti, letër publike për regjizoren Beqo

  
E dashur Jonida!
Kur dy mendje, në distancë kontinentale, kanë dhe ruajnë brenda vetes të pa shlyer të njëjtën ëndërr, vetëm dashuria dhe pasioni mund ta mbajnë gjallë e të pashuar zjarrin në shpirtrat e tyre. Dhe kur, pas kaq e kaq vjet ndarjeje, pas “fjalës së dhënë”, vjen çasti që gjithçka të marrë formë e dritë, nuk mund të shpjegohet ndryshe, veç se “u puqet ylli”.
Shumë vjet më parë, shfaqëm adhurimin e përbashkët për “Mbretin Lir”, por ndërmjetësuan largimet, pandemia, jeta në shtete e probleme të ndryshme, që fashitën gjithçka.
Dhe, ndërsa po bëhesha gati të të këndoj motivin “besën, moj që s’e tret dheu, vall’ ç’e bëre, ku e çove”, më erdhi, çuditërisht papritur, lajmi i madh!
Është rol i ëndërruar nga çdo aktor i moshës së tretë. Është ndër rolet më të komplikuara, me mbingarkesë të jashtëzakonshme vokale dhe emocionale, që vështirë se gjendet i dytë, ne repertorin shekspirian.
Çdo rol, e bën aktorin të vuajë e djersijë, Liri, të çmend e të rraskapit. Çdo ditë me të në skenë, nuk është provë, por ndeshje dhe çdo shfaqje, betejë rraskapitëse. Dhe, të gjitha i kaluam bashkë, besuam fort tek njeri-tjetri dhe me modesti e përkushtim, besoj ia dolëm.
Sa e mundëm te Madhin dhe të Marrin Mbret, do të na gjykojnë artdashësit, kolegët, kritika, ndërsa më duhet të pohoj se, për mua, ka qenë një pervojë e çmuar dhe një dhuratë e mrekullueshme e TEATRIT METROPOL, në këtë vit moshe, të njëjtë me të 80-at e Mbretit!
Asgjë nuk do ish e mundur të arrihej pa kujdesin dhe përkushtimin e gjithë kolegëve, ansamblit krijues dhe ekzekutues te Metropolit, të cilët i falenderoj me mirënjohje, për ndihmën e pakursyer. Kurse për ju, e nderuara regjizore, shumë e shumë falenderime, përgëzime e përqafime!
Dashuri e respekt!
——————————————————
Regjisorja Jonida Beqo sjell në Teatrin Metropol “Mbretin Lir”, një nga tragjeditë më të mira të Shekspirit. Një vepër, e cila ngjitet në skenën shqiptare pas 57 vjetësh, e sjell në kohë nëpërmjet dialogut, skenës dhe kostumeve.
Me pjesëmarrjen e Viktor Zhustit.
Interpretojnë: Amri Hasanlliu, Armela Demaj, Dinorah Beqiraj, Edvin Mustafa, Erdet Miraka, Klea Konomi, Klesta Shero, Kriks Dumo, Luisa Dinellari, Lulzim Zeqja, Mariglen Domi, Mario Bali, Marius Dhrami, Roerd Toçe, Sara Koçi, Sedmir Memia, Silva Brahimataj, Silvio Goskova, Sokol Angjeli, Stiv Osmanaj, Xhino Musollari, Xhoni Spahi
As.regjisor: Joana Omeraj & Ana Guçe
Formulues muzikor: Robert Bisha
Kostumograf: Jonida Beqo
As. Kostumograf: Frenci Gjerasi
Skenograf: Elvis Themeli
Ndriçimi: Ergys Baki
Grimi: Marinela Halilaj
Në datat: 30 Shtator si dhe 1, 2, 6, 7, 8, 9, 13, 14, 15, 16, 20, 21, 22, 23, 27, 28, 29 dhe 30 Tetor 2022
Ora: 19:00.
Please follow and like us: