Albspirit

Media/News/Publishing

NXËNËS NGA KOMUNITETI ROMË, ASHKALINJ DHE EGJIPTIANË VIZITOJNË KOLEGJIN AAB

Kolegji AAB ka mirëpritur nxënës nga komuniteti egjiptianë, romë dhe ashkalinj të cilat kanë parë nga afër kampusin dhe mundësitë që ofrohen për të ardhmen e tyre. Ata u takuan me Kryetarin e Bordit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, ndërsa vizituan kampusin, të udhëhequr nga dekanati i Fakultetit të Administratës Publike.

Secili nga ta ishin kurioz për të parë sesi zhvillohet mësimi në ambientet e Kolegjit AAB, dhe disa nga ta shprehën dëshirën që në të ardhmen të studiojnë në programet e shumta që ofrohen.

Në Kolegjin AAB të gjithë janë të barabartë dhe studentët janë primar. Ne vazhdojmë t’i kemi dyert e hapura për këdo që shpreh interesim ta vizitojë, duke pasur mundësinë të njoftohen nga afër me metodat e punës dhe studimeve.

1 tetor 2022.

Please follow and like us: