Agresion verbal ndaj Lekatarit, Bieta Sulo: Ja pse e larguam Olsi Jazexhiun!
Pas jehonës që pati debati dhe përplasja verbale mes Olsi Jazexhi dhe Zhaklin Lekatari, Bieta Sulo bëri sot një deklaratë në nisje të emisionit.
Agresioni verbal i Jazexhiut ndaj Lekatarit, mori përgjigje të menjëhershme gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë. Fillimisht Jazexhiut iu kërkua që të moderonte tonet e bisedës, më pas iu ul mikrofoni dhe në fund pasi iu bë thirrje që të kërkonte publikisht falje dhe ai nuk pranoi, iu ndërpre lidhja duke e nxjerrë jashtë emisionit.
Ngjarja dhe debati qoftë edhe i ashpër në studio, në bindjen time është në interes jo vetëm të suksesit të emisionit, por mbi te gjitha të emancipimit të një shoqërie ku bashkëjetesa e ideve të ndryshme dhe pse jo edhe të kundërta, është një normë, dhe jo një përjashtim.
Në bindjen time debati kultivon tolerancën. I vetmi qëndrim intolerant imi dhe televizionit ku unë punoj, është ai ndaj denigrimit të personalitetit. Besoj që edhe kjo ngjarje e javës që shkoi e vërteton këtë. Faleminderit.”
Pasi dënoi gjuhën e Olsi Jazexhi gjatë transmetimit ‘live’, Bieta bëri edhe një reagim në rrjetet sociale pas përfundimit të emisionit, ku përforcoi qëndrimin e saj kundër dhunimit dhe uljes së figurës së gruas./Top Channel