Albspirit

Media/News/Publishing

Almira Tertini: Nënës sime


Ese
Almira Tertini, Shkolla “Mustafa Bakiu”, Klasa 7/3 Prizren

 

A thua a ka gjë më të mirë se sa të jesh e rrethuar me dashurinë e familjes e veçanërisht të nënës… Oh ajo dorë, ajo dorë e butë, që kur të përkëdhelë është e ngjashme me rrezet e arta e të ngrohta të dielli.

Nëna, është ajo mësimi më e përkryer për edukimin tim; është kraharori më i ngrohtë ku mbështes kokën gjithnjë e gjithmonë, qetësohem dhe i rrëfehem për gjithë problemet e ditës, shfryj mllefin e jetës e ajo nuk thotë gjë; janë të rrahurat e zemrës së saj që thonë gjithçka… janë pikërisht ato rrahura zemër, që vijnë si melodi në kohë ngushëllim, në kohë hidhërimi dhe shpresë në kohë vështirësie.

Është e vetmja e cila ka duruar të qarat e mia të natës dhe nuk ka vënë gjumë në sy duke më lexuar histori të ndryshme për zanat e mira dhe princeshat e bukura që unë ende i kujtoj. Nëna ime, shpirti i shpirtit të zemrës sime, ishe ti ajo, që kur unë rrëzohesha dhe gjunjët më pikonin gjak, me një puthje tënden më kaloni dhimbjet.

Nënë… ti më tregove sekretet e jetës, që, si të jem vetvetja ime, të krijoj unin tim me të cilin do të eci drejt një bote të trazuar dhe plot me sfida, qe e pret secilin njeri. Unë, vajza jote, shoqe dhe mbi të gjitha krenare me çdo gjë, për secilin hap, që e kam bërë deri me tani.

Frymëzim im për jetë. Çdo ditë marrë nga një këshillë, një fjalë të urtë, një puthje për fillim dite të mbarë, kjo më bën të ndihëm me fat që të kam. E vetmja dashuri e pastër dhe e përjetshme është ajo mes nënës dhe fëmijës.

Fjala nënë është e shkurtër, por ka një përmbajtje të thellë. Prandaj jo vetëm për nënën time, por për te gjitha nënat që jetojnë jetën e tyre për familjen meritojnë mirënjohje të përjetshme! Të kujdesemi për nënat tona, t’i duam, t’i respektojmë, t’i ndihmojmë, të vlerësojmë gjithë punën që ato bëjnë gjatë gjithë ditës brenda shtëpisë.

Po e përmbylli me vargjet e mrekullueshme nga libri “Yjtë farfuritës” të Dea Halimit. që flet sa njëmijë fjalë për atë që ndjen një fëmijë për nënën:

“Mami ti je peri i zemrës sime

që më mban në jetë”.

 

Please follow and like us: