Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada shqiptare në Greqi: Histori suksesi, Telemak Koça

Lindur në vitin 1951 në Vrisera, Telemak Koça mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër dhe jetoi në fshat deri në vitin 1990. Për arsye biografike të asaj kohe, ai u përjashtua nga Filiali i Universitetit në Gjirokastër dhe iu privua e drejta për të shkruar, edhe pse ishte nxënës i shkëlqyer dhe kishte filluar të shkruante që në bankat e gjimnazit në gazetën “Zëri i Rinisë”.
Me hapjen e kufijve, Telemaku u largua për në Greqi ku punoi si përkthyes i gjuhës shqipe pranë Ministrisë së Jashtme të Greqisë deri në daljen në pension.
Telemak Koça është një shkrimtar dhe përkthyes i cili ka shenjuar si letërsinë shqiptare ashtu edhe atë greke. Ai ka botuar deri më sot 13 libra letrarë me tematikë sidomos nga vendlindja.

Përmendim librat:👇

🔹 Romanin “Bie shi mbi varrin e ushtarit”;
🔹 Romanin ”Shtatë dritaret”;
🔹 Romanin ”Argument pafajësie”;
🔹 Romanin “Në Bregun përballë”,
🔹 Romanin “Vallja e nuses”;
🔹 Romanin “Kodi i nderit”;
🔹 Romanin “Bojë kine”;
🔹 Novelën “Kanarina e fundit”;
🔹 Novelën “Kënga e asaj nate”;
🔹 Novelën “Dinosaurët e Athinës – Udhëtim i gabuar”;
🔹 Vëllimin me tregime “Ngjarje në mesnatë”;
🔹 Vëllimin me tregime “Tre breza amerikanësh”;
🔹 Librin “Në vorbullën e Luftës së Ftohtë”.

Në shqip janë botuar novelat “Kanarina e fundit”, “Kënga e asaj nate”, romanet “Në bregun përballë”, “Kodi i nderit” me titullin në shqip “I ngujuari” dhe përkthyer nga shqipja në frëngjisht me titullin “Le Code d’ Honneur”. Ky roman është fitues i çmimit “𝗔𝘁𝗵𝗲𝗻𝘀 𝗣𝗿𝗶𝘇𝗲 𝗳𝗼𝗿 𝗟𝗶𝘁𝗲𝗿𝗮𝘁𝘂𝗿𝗲” dhe romani “Bojë kine” ka fituar – çmimin “𝗡𝗶𝗸𝗼𝘀 𝗧𝗵𝗲𝗺𝗲𝗹𝗶𝘀”. Drama e shkruar në shqip “Spiunët tanë të dashur” është vlerësuar me çmimin e parë për Shqipërinë në 𝗙𝗲𝘀𝘁𝗶𝘃𝗮𝗹𝗶𝗻 𝗘𝗨𝗥𝗢𝗗𝗥𝗔𝗠𝗔 𝟮𝟬𝟮𝟭. Telemak Koça ka qënë shpesh herë finalist për çmimet letrare greke. Është vlerësuar si nga kritika letrare greke, po ashtu edhe nga ajo shqiptare.

Telemaku u përpoq të sillte për publikun grek edhe autorë shqiptarë. Kështu përktheu në mënyrë mjeshtërore romanet e Ismail Kadaresë “Aksidenti” dhe “Darka e gabuar”, romanin e Besnik Mustafajt “Boshi”, romanin e Mimoza Ahmetit “Arkitrau”, ndërsa për publikun shqiptar ka sjellë vëllimin me tregime të Zyrana Zatelit “E fejuara e vjetshme” si dhe vjersha të Theodhoros Zafiriu. Koça ka marrë pjesë si përkthyes nga shqipja në vëllimin “Guximi i kujtesës” që është botuar prej Institutin Göte të Athinës. Gjithashtu ka përkthyer skenarë filmash artistikë me metrazh të gjatë me bashkëpunime greko-shqiptarë (Eduard, Agon).

Please follow and like us: