Albspirit

Media/News/Publishing

Shkencëtari suedez fiton çmimin “Nobel” në mjekësi

Shkencëtari suedez i gjenetikës, Svante Paabo, është fitues i Çmimit Nobel 2022 në fiziologji ose mjekësi për zbulimet e tij rreth evolucionit njerëzor. Asambleja e Nobelit në Suedi e nderoi Paabon “për zbulimet e tij në lidhje me gjenomet e homininëve të zhdukur dhe evolucionin njerëzor”. Paabo, i cili ka lindur në vitin 1955, është specializuar në fushën e gjenetikës evolucionare dhe është një nga themeluesit e paleogjenetikës, si dhe ka punuar gjerësisht në gjenomin e Neandertalëve. Ky është çmimi i parë Nobel i ndarë këtë vit, ndërsa gjatë javës priten njoftime të reja.

Please follow and like us: