Kleitia Vaso: Konservim
Dashuria jonë nuk do të plaket.
Nuk do të ketë kurrë rrudha, varje, damarë,
asnjë nga deformimet e pështira të moshës.
E lehtë, e zgjuar, lozonjare,
do të fluturojë larg ajrit të ndenjur të shtëpisë
e pamjeve që përputhen me të.
Kokëfortë, refuzon të rehatohet apo injorohet.
Largpamës, e kemi ruajtur me kujdes,
me gjakftohtësinë e intuitën
e dy shkencëtarëve të talentuar.
Kështu që mbetet
as e gjallë, as e vdekur,
përgjithmonë e re,
mbinatyrshmërisht e bukur,
një flutur e balsamosur.
Conservation
Our love will not wear the veins and wrinkles of old age,
none of its repulsive disfigurements.
Bright and clever, it will escape homely smells and looks.
No, it will not be overlooked.
Farsighted,
we’ve preserved it with the precision and clear-headedness of the best scientists.
Thus, it is neither alive nor dead,
but eternally young,
preternaturally beautiful,
an embalmed butterfly.