Albspirit

Media/News/Publishing

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dinë shqiptarët

Për të gjithë shqiptarët që duan të aplikojnë për lotarinë Amerikane, këtë mund ta bëni duke filluar nga nesër. Në një njoftim zyrtar të Ambasadës Amerikane, bëhet me dije periudha e regjistrimit për Programin DV-2024 fillon nesër, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022, në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5).

Duhet theksuar se aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej 3 vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të ketë dy vjet eksperiencë e pune.

“Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë. Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm ose dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar. Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, do të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës’, shkruhet në njoftim.

Ndërkohë që qytetarët e interesuar mund të aplikojnë falas në https://dvprogram.state.gov/.

Please follow and like us: