QYTETI ANTIK I MELANIT NË NEPRAVISHTË
Ing. Bexhet Çobani
(Përfaqëson njëherazi simboliken arkitektonike të tre besimeve)
Melani është një qytet Ilir i shekullit te IV para Krishtit, duke u mbështeur nga studimet faktet e mëposhtme:
• Zbulimi i qeramikës dhe i mureve masive me blloqe poligonale tregon që qytetërimi në Melan ka filluar në shekullin IV para Krishtit.
• Në vitin 1969, në krojet e Melanit nga banorë të Nepravishtës është gjendur një sëpatë me dy tehe prej bronxi e tipit Epirot, përmasat janë 18,5×8,4, në pjesën qëndrore 6,7, me peshë 1,1 kg, që u vendos në muzeun e armëve në Kalanë e Gjirokastrës.
• Mozaiku antik i gjetur në teqenë e Melanit, tregon se është mbi 2500 vjeçar.
• Mbetje arkeologjike janë gjetur në përroin e mbuçës, në bregun e Bufit dhe në vazhdim në Manastiraq, i cili është një tjetër monument i rëndësishëm, pjesë e asamblit të vendeve arkeologjike që ka gjithë territori i fshatit Nepravishtë.
Mendohet që qyteti antik i Melanit ka vazhdimësi dhe ka qënë i lidhur me fshatin Nepravishtë dhe Manastiraqin që ndodhet në hyrjen perëndimore të fshatit Nepravishtë, për arësye të rrëshqitjeve tektonike ka shkëputje ku duken qartë me sy aksidentimi i terrenit në vite.
Në vitin 1963, arkeologu Dhimosten Budina bën një përshkrim të qartë të qytetit të Melanit, ku gjurmët e murit duken deri në 400 m gjatësi me lartësi 1,5m dhe trashësi 3.2m, i ndërtuar me blloqe guri paralelpipedi me përmasa (1,6×0.32 deri 0.98×0.48) m, në anën veriore dhe Jugore duken dy trake të ndërtuar në stilin poligonal. Në pjesën veriore janë edhe një sërë banesash të periudhës mesjetare, gjurmët e të cilave ruhen edhe sot.
Arkeologu Vladimir Qiriaqi ka bërë një përshkrim më të plotë për qytetin e Melanit ai shprehet: Në vitin 1988 zhvillova nje ekspeditë arkeologjike në Melan i orientuar nga Dhimosten Budina për të evidentuar shtresën kulturore në Melanit dhe për të piketuar ndonje plan gërmimi për të ardhmen. Fatekeqësishst gërmimet permanente u ndërprenë. Disa ekspedita sezonale nuk mund të zgjidhin enigmën e madhe të Melanit. Ajo që mund të themi deri më sot është se Melani ka ekzistuar si vendbanim që ne epoken e Bronzit (sipas prof. Skender Muca). Por vendbanimi në kreshtën e Melanit u përkufizua plotesish në fund të shek.5 fill shek. 4 p.r.k (sipas gërmimeve tona), në këtë kohë Melani realizoi pamjen e qyteti klasik Iliro-Epiriot kështu poshtë zhvillohej qyteti me banesë atë qytetare (të zbuluara disa syresh nga krahu i Nepravishtës). Dhe nga krahu tjetër perëndimor zhvillohej (ferma). Qyteti i poshtëm përbëhesh nga banesa të thjeshta mesdhetare. Nuk kishte një mur mbrojtes të qytetit të poshtëm. Mesa duket marrëdheniet e banorëve të thjeshtë lidheshin drejtpërsëdrejt me fushën. Në kreshtën që ngrihej rreth 100 metra lartohej Akropoli. Në një formacion shkëmbor lidhur me malin e Buretos. Akropoli ishte i rrethuar nga të tre krahet me mure të fuqishme, kulla, fortino, bastione që ruhen pjesërisht shumë mirë. Akropoli i Melanit është një herazi pikënisja e qytetit, pjesa më e fortifikuar e tij dhe Temenos (vendi i perëndive, vendi i shenjtëruar i Zeusit quhej “temenos), aty ndodhet teatri, tempujt, shëtitorja, shtëpia e Prytanit (Prytani quhej kryetari) etj. Veç gjurmëve të monumenteve në Akropol arritëm të zbulonim dhe një shtresë arkeologjike dhe mure të periudhës Romake dhe Bizantine. Gjithashtu prof. Skënder Muça ka zbuluar edhe një kishë paleokristiane. Megjithese të përcipta studimet e deri më sotme e bëjnë Melanin qytetin me jetën më të madhe në Luginën e Drinosit. Por kush është ai? Pas Antigonesë gërmimet në Sofratikë indedifikuan Hadianopolin si kryeqënder urbane të periudhës Romake në luginë. Dhe me gjasa që ai të ketë vazhtuar edhe më vonë duke u quajtur Justianopol. Udhëtarë dhe studiues kishin menduar se ky emër duhet të vendosej në Melan. Duke pasur si tabu se Romakët nuk ndërtonin qytete të reja për më tepër në fushë. Identifikimi i Hadrianopolit e ka rrëzuar tashme tabunë. E po atëhere kush eshte Melani ? Ky qytet që ka përjetuar antkitetin Iliro-Epiriot, epokën Romake dhe Bizantinë (disa kisha paleokristiane). Përsa i përket emrit Melan besoj se ai lidhet (si edhe në vise te tjera te Ballkanit me sektin Bektashi). Teqeja e famshme në Jug të Shqipërisë është ndërtuar mbi rrënojat e qytetërimeve antike të lashta. Në strukturë ajo ka përshtatur pjesë nga të gjitha epokat dhe në ariktekturë në mënyrë të çuditshme përfaqëson njëherazi simbolikën arkitektonike të tre besimeve.
Është shumë e rëndësishme të bëhen zbulime arkeologjike në këte qytet që mendohet të jetë KERTHIZA E BOTES.
Gjatë gjithë periudhave në Nepravishtë ka patur jetë sepse ka egzistuar burimi i Vrisit me prurje mbi 120 l/sek, i cili mundësonte jetën në zonë mbështetur nga tokat pjellore dhe kullotat e zonës shumë të pasura polifile. Nepravishta qëndron në pozicion gjeografik në mesin e luginës të fushës së luginës së Drinosit, ku i administronte ato.
Muri u rindërtua në shekujt 5 ose 6-të pas Krishtit, kur shumë prej këtyre vendeve të lashta kodrinore u rivendosën qytetërime të njëpasnjeshme, ndërsa fuqia e Perandorisë Romake ishte në rënie. Këto mund të jenë mbetjet e Justinianopolis, një qytet i shekullit të 6-të për të cilin një sit i caktuar nuk është konfirmuar.
Melani ka qenë një vend i fortifikuar dhe i jetuar dhe në Mesjetë, pasi një kishë e vogël njëkombëshe ekziston në nënshartesën në anën jugore të rrethimit të fortifikuar.
Një rrugë me gurë kalldrëmi i çon vizitorët deri në Teqene e Melanit duke kaluar murin e ujësjellësit (akuadot) dhe një cezmë të shkëlqyer e cila është dhe destinacioni i ujësjellësit.
Ndërtesat e tanishme e Teqese është e përbërë nga një kompleks objektesh të ndërtuara mbi akropolin e qytetit të vjetër Ilir. Ajo është ndërtuar në 1800 nga baba Aliu nga Gjirokastra, varri i të cilit është në Turbe përpara strukturës kryesore të Teqesë. Ndërtesa kryesore përbëhet nga një sallë lutjesh rrethore me dhoma të mëdha ndenjie, ambiente ndihmëse dhe galeri aneksi. Fasada e ndërtesës ka një galeri të shkëlqyeshme të sipërme dhe struktura është e ndërtuar në stilin tipik Epirot me blloqe guri të prera mirë tipike për zonën, me stil të njëjtë me banesat e mëdha 3 dhe 4 katëshe, që ndodhen në Nepravishtë. Guri është nxjerrë në disa mademe shtufi qe ndodhen afër Melanit në kodrat e Nepravishtës. Ndërtesa e teqese është monument kulture, i shpëtoi rrënimit të regjimit komunist dhe sot mirëmbahet vazhdimisht nga besimtaret bektashi të zonës.
Teqeja aktuale e Melanit është ndërtuar në pjesën perëndimore të Teqesë të mëparshëme, e cila është ndërtuar nga Baba Hasani rreth viteve 1600, ndodhej në rrugën kryesore hyrëse nga në Veri-lindja, në hyrje nga rruga qe vjen nga fshati Nepravishtë, përgjatë anës lindore të luginës.
Në 1809 Lord Bajroni bëri një ndalesë në këtë Teqe, në udhëtimin e tij nga Preveza për të vizituar Ali Pashën në Tepelenë.
Melani ka qënë gjithmonë pre e bastisjeve e piratëve dhe gjurmuesve të thesarëve. Shumë herë janë gjetur të hapura gropa dhe gërmime të bëra natën. Melani është thesari i kulturës shqiptare.
Please follow and like us: