Saimir Z. Kadiu: 6 tetor 1995, kur poeti irlandez fitonte Nobelin
Bashkë me kolegun tim në Ministrinë e Shëndetësisë Dr. Petraq Cama ishim në Dublin në një takim ndërkombëtar për problemet e Financimit të Kujdesit Parësor dhe Mjekut të Familjes.
Menjëhërë pas fillimit të sesionit të pasdites (pas drekës), në mes të fjalës së një doktori të njohur suedez, dëgjohen nga jashtë britma gezimi dhe dikush hap derën e sallës së takimit dhe njofton me gëzim të madh:
“Poeti irlandez Seamus Heaney fitoi çmimin Nobel për Letërsinë 1995”.
Duartrokitje frenetike nga ana e irlandezëve të shumtë në sallë…
Më pas një koleg irlandez i drejtohet podiumit, ‘falenderon’ folësin suedez për vendimin e Akademisë së vendit të tij dhe i ngazëllyer nga krenaria dhe gëzimi vijoi:
“Heaney, biri i një fermeri, fiton papritur Nobelin dhe sjell në Irlandë Nobelin e katërt për letërsinë… duke ndjekur traditën e W. B. Yeats (1923), George Bernard Shaw (1925) dhe Samuel Becket (1969)…
Keqardhje për James Joyce, më i madhi shkrimtar irlandez që nuk pati fatin ta merrte këtë çmim prestigjoz…
Jemi krenar që një vend me 4 milionë banorë në Republikën e Irlandës, por i një kombi me mbi 40 milionë në Amerikën e Veriut, i ka dhuruar botës shumë shkrimtarë dhe poetë të mëdhenj”.
Doktori suedez po shikonte qetësisht fjalën e kolegut irlandez dhe pasi ky i fundit u ul në vendin e tij, e rimori fjalën, por ndryshoi temën e diskutimit të tij…
Po flitej tashmë për letërsi… dhe mendoj që mjekët janë ‘dashnorët’ më të mëdhenj të letërsisë.
Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe “Armata e madhe e Çehovit”…
“Sinqerisht nuk e kam lexuar Heaney dhe nuk besoj të ishte në listën e fituesve të mundshëm, por ndonjëherë fitoret kanë surprizat e tyre. Sinqerisht unë do të uroja fitoren e një shkrimtari të madh, shumë më të njohur se Heaney, që vjen nga një vend i vogël dhe që quhet Ismail Kadare…”.
Kuptohet permendja e emrit te Kadarese, ne dy shqiptareve ne kete takim…na ngriti ne kembe duke duartrokitur te ciles iu bashkuan edhe pjesemarres te tjere…
Sa do te deshironim qe pasneser, me 6 tetor 2022, bashkekombasit e kolegut suedez qe jane pjese e jurise se Akademise Suedeze te Nobelit te votonin per gjeniun e letrave shqipe duke korigjuar me ne fund nje gabim sistematik prej 30 vitesh…
Do te ishte edhe nje pergjigje per pyetjen retorike te gazetes se famshme franceze “Le Figaro” : “Kur do ta njohe Stokholmi kalibrin me te madh te shekullit?”