Albspirit

Media/News/Publishing

Trump (me mbështetësit shqiptarë) padit CNN për shpifje, kërkon 475 mln USD dëmshpërblim

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump (bashkë me disa mbështetës të paktë shqiptarë) ka paditur CNN për shpifje, duke kërkuar 475 milionë dollarë për dëmshpërblim. Trump pretendon se CNN kishte kryer një “fushatë shpifjeje” kundër tij. Ish-presidenti amerikan, 76 vjeç, thotë në padinë e tij se CNN kishte përdorur ndikimin e tij si një burim kryesor i lajmeve për ta mposhtur atë politikisht. Trump pretendon në padinë prej 29 faqesh se CNN ka përshkallëzuar kohët e fundit një fushatë shpifjeje kundër tij pasi rrjeti i lajmeve kishte frikë se ai do të kandidonte përsëri për president në 2024. Po ashtu në padi thuhet se CNN është përpjekur të njollosë  Trump me një sërë etiketimesh gjithnjë e më skandaloze, të tilla si “racist”, “rus”, “rebel” dhe “Hitler”. Sakaq, CCN nuk ka komentuar ende mbi rastin. Padia, e paraqitur në gjykatën federale në Fort Lauderdale, Florida, vjen pasi ish-presidenti përballet me një hetim penal nga Departamenti i Drejtësisë për mbajtjen e të dhënave qeveritare në pronën e tij Mar-a-Lago në shtetin jugor pas largimit nga detyra në janar 2021. Muajin e kaluar, Trump dhe tre prej fëmijëve të tij iu dorëzuan një padi që pretendonte “vite të mashtrimit bankar, taksash dhe sigurimesh”. Prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James po padit ish-udhëheqësin amerikan, familjen e tij dhe Organizatën Trump./Opinion.al

Please follow and like us: