Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje
Lulzim Tafa

Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje.
Të nderuar miq, me dekretin Nr.702 Patriarku i Shenjtë i Ukrainës, Filaret më paska nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”. Patriarku është udhëheqësi shpirtëror i miliona ukrainasve dhe personaliteti me ndikimin më të madh në Ukrainë, bashkë me Presidentin Zelenski. Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime. Një mik imi, poet në Kiev më tha se gjatë liturgjisë kryesore në lutjet e javës, në mesin e personaliteteve botërore, për të cilët besimtarët janë lutur atje, ka qene edhe emri im. Kjo më ka nderuar më shumë se çdo gjë tjetër.
Please follow and like us: