Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Begaj pranoi sot kredencialet diplomatike për ambasadoren e sapo emëruar të Zvicrës, Ruth Huber

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot kredencialet diplomatike për ambasadoren e sapo emëruar të Zvicrës Ruth Huber

 

Duke nisur nga sot Zvicra ka një ambasadore të re në Shqipëri: Zj. Ruth Huber paraqiti kredencialet tek Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Presidenti i uroi suksese Ambasadores Huber në kryerjen e misionit të saj diplomatik në Shqipëri dhe shprehu besimin shprehu besimin, se falë eksperiencës së saj, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve do të progresojnë edhe më shumë, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

 Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj, vlerësoi ndihmën dhe kontributin e vyer që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë, në tre dekadat e fundit, për zhvillimin ekonomiko-social të vendit, si dhe shprehu besimin se përmes vijimit të Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë, për periudhën 2022-2025, do të konsolidohen edhe më tej kapacitetet institucionale si në nivel të qeverisjes vendore ashtu dhe në atë qendror.

Ambasadorja Huber theksoi se Zvicra vijon të jetë një partnere e përkushtuar për zhvillimin e Shqipërisë dhe mirëpret forcimin e këtij partneriteti si në rrafshet dypalëshe, ashtu edhe shumëpalëshe, përfshirë Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Please follow and like us: