Albspirit

Media/News/Publishing

Jo shumë i vjetër: Akademia Franceze pranon nobelistin Vargas Llosa

PARIS, 25 nëntor 2021 (Reuters) – Akademia Franceze, institucioni prestigjioz që formëson standardet e gjuhës frënge, tha të enjten se do të pranojë shkrimtarin peruan dhe laureatin e Nobelit Mario Vargas Llosa si një anëtar të ri, megjithëse ai është 10 vjet më i vjetër se statutet e saj lejojnë dhe nuk ka shkruar kurrë një libër në frëngjisht. Vargas Llosa, sulmet e mprehta të të cilit ndaj ushtrisë së atëhershme në pushtet të Perusë e bënë atë një figurë udhëheqëse në skenën letrare të viteve 1960 të Amerikës Latine, u pranua me 18 nga 22 vota, tha Akademia në një deklaratë.

Vargas Llosa, i famshëm për libra të tillë si “Koha e Heroit” dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2010, është 85 vjeç. Ai u pranua pavarësisht kufirit të moshës prej 75 vjeç të institucionit. Akademia nuk e komentoi këtë në deklaratën e saj për emërimin. Megjithëse Vargas Llosa nuk është një shkrimtar francez, gazeta Le Monde tha se shkrimtari flet frëngjisht sepse jetoi për një periudhë në Paris.

Akademia Franceze konsiderohet si ruajtësja e gjuhës frënge në të gjithë botën – e ngarkuar me hartimin e udhëzimeve gjuhësore dhe krijimin e fjalëve të reja, si termi “ordinator” në vend të anglishtes “kompjuter” që përdoret në shumë gjuhë të tjera. Anëtarët aktualë votojnë anëtarë të rinj. Shkrimtarët e shquar të refuzuar disa herë përfshijnë romancierët e shekullit të 19-të Emile Zola dhe Zhyl Verne.

Please follow and like us: