Rugova – “Shkrimtarët e Soc-Realizmit, byrokratë të klishe-izuar”!
Foto e Getty-Images, dhe skanime nga dosja e ish-Sigurimit, vizë-aplikimi nga Rugova për ta vizituar Shqipërinë, 1981 – skanimet: Sylë Ukshini, via Fb, postuar nga ai dhe në Koha Ditore, 14 Shtator 2022 ]
Rugova – “Shkrimtarët e Soc-Realizmit, byrokratë të klishe-izuar”!
sguraziu – ars poetica, t 22
“Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtarë janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë” – Ibrahim Rugova, 1980.
***
Njësoj si dhe tjerë intelektualë e artistë (të Shqipërisë apo të viseve tjera etnike), edhe Ibrahim Rugova përcillej nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar. Konsideroj studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve të cilët e mbështesnin krijimtarinë e Realizmit Socialist, por se ishte “përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë, dhe në përgjithësi në Jugosllavi”.
Sipas Sylë Ukshinit, dokumentet e ish-Sigurimit na sugjerojnë se autoriteteve të atëhershme shqiptare nuk u pëlqente “përçmimi dhe përbuzja rugoviste” ndaj letërsisë së Realizmit Socialist, që krijohej asokohe në Shqipëri.