Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: Ku ishe mbrëmë…?

  
Ti më ‘poshtëron’ ëmbëlsisht
Derisa s’të mbeten arsye tjera
për të më sqaruar flirtimet për
natën që shkoi
ëmbël më ‘poshtëron’
ti më helmon mua me gjak
malësori
Unë si një ushunjëz marr nga ty
gjakun e prishun prej kohësh dhe
s‘pëlcas dot
Sepse damarëve poetikë rrjedh
gjaku i kulluar ilir
Nga gjethet e arta të
vjeshtës që agoi tashmë
Dehu me aromën time
Unë në çdo situatë do kem
mjaftueshëm gjak të pastër
për t’i luftuar lajakat e tua
Prandaj më thuaj
Ku ishe mbrëmë…?
Please follow and like us: