Albspirit

Media/News/Publishing

Ambra Hysa, shkrimtarja e romaneve rozë vjen me librin e saj të ri “Luftë dhe Trëndafila”

Ambra Hysa, shkrimtarja e romaneve rozë vjen me librin e saj të ri “Luftë dhe Trëndafila”.

 Një roman që fsheh dhimbjen e luftës në gjëmbat e trëndafilave më të bukur në botë, atyre të dashurisë.

 Romani ka në qëndër luftën Ukrainë-Rusi, paralelisht marrëdhënien speciale baba-vajzë dhe një histori magnetizuese dashurie mes një çifti artistësh.

“Luftë & Trëndafila” është një esencë e kulluar ndjesish të pastra.

 Libri pritet të botohet së shpejti dhe autorja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto të mrekullueshme vjeshtore, plot me aromë trëndafilash.

 Më shumë se 100 trëndafila të kuq si gjaku, në kontrast me flokët e saj të gjatë dhe të zinj, ku koncepti i “Borëbardhes moderne” reflektohet në një formë surreale, vërtet si në përralla…

“𝑴𝒆𝒔 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒆𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒓𝒆𝒏𝒅𝒂𝒇𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆, 𝒌𝒂 𝒏𝒋𝒆 𝒗𝒆𝒏𝒅 𝒕𝒆 𝒇𝒔𝒉𝒆𝒉𝒕𝒆, 𝒌𝒖 𝒋𝒆𝒕𝒂 𝒆𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒎𝒐𝒏𝒆 𝒆 𝒃𝒖𝒌𝒖𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓𝒊𝒂 𝒈𝒋𝒆𝒏 𝒎𝒆𝒏𝒚𝒓𝒂𝒕 𝒎𝒆 𝒕𝒆 𝒑𝒂𝒑𝒓𝒊𝒕𝒖𝒓𝒂 𝒑𝒆𝒓 𝒕𝒖 𝒔𝒉𝒇𝒂𝒒𝒖𝒓…”.

Fragment i shkëputur nga libri: “Ndërkohë që ajo flinte, ai i kishte shkruar një leter dhe bashkë me një trendafil të kuq, e kishte lënë mbi jastekun e bardhë. Do të kishte dashur shumë ta përqafonte kur ajo ishte zgjuar, por nuk e dinte nëse do të mund t’i kishte përballuar lotët e saj. I puthi lehtë flokët dhe sytë iu veshën me lot, aroma e tyre i solli në mendje mijëra kujtime të cilat e bënin të qeshnin dhe të qanin. Historia e tyre e dashurisë duhej bërë libër…”.

Please follow and like us: