Albspirit

Media/News/Publishing

Brunilda Spiro: Kujt i plasi?

Ka më shkurt se kaq?

Plasëm me gënjeshtrat e politikanëve, moralin e kurvave, sidomos burrave kurva, pordhët e injorantëve, dënglat e bukurive plastike, intrigat e njerëzve të vegjël, vjedhjet e të pangopurve, po më shumë plasëm nga kokëboshët që të japin mend!

Kujt i plasi?

Qeshuni të gjithëve në fytyrë dhe u thoni shkurt, kujt i plasi? Pastaj qeshni përsëri, e do shihni që do jeni rehat me veten, sepse sa vazhdoni e ankoheni në facebook, bëni të mencurin e moralistin, po zgjidhni gjë?

Përballë një bote që asgjë nuk është vetëm pluhur e hi, qeshni dhe do duroni më lehtë dhe rehat!

Vetëm nëse qani dhe qeshni, gëzoheni dhe argëtoheni, këndoni ose shkruani pa ankesa në facebook, si dikur fletërrufetë komuniste, nuk shkon të themi, kujt i plasi!

Do trishtohemi për ju, do qeshim me ju, do ju lexojmë dhe dëgjojmë, nëse nuk na pëlqejnë, ju selektojmë, trurin dhe shijen nuk na i morët! Kjo është miqësia! Për të tjerët:

Kujt i plasi?

Meryl Streep: Mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim

Please follow and like us: