Albspirit

Media/News/Publishing

Xhezide Selimi: E pafajshme…

 

Deklarohem e pafajshme

Hapësirave të errëta eci pa e ditur se

ku shkoj

E paditur jam edhe ashtu…

Në fakt e pandehur qenkam,

borxh askujt si kam të më padisë.

Nga padija u bëra e pandehur,

Më ngritën aktakuzë kundër veprave të

rendit kushtetues.

Akuzohem nga njeriu më i çmendur

brenda këtij vendi që vetëm pallat nuk është.

Pallat pa princesha nuk ka.

Ky këtu është krijuar enkas t’i luftoj

të padijshmet si unë,

që “vrasin” udhëheqësit

që nënshkruan kapitulimin e Republikës sime.

Unë gjithësesi deklarohem

e pafajshme…

Please follow and like us: