Albspirit

Media/News/Publishing

Poetja shqiptare Irma Kurti botohet në Turqi

 

 

 

 

Librat e poetes përveçse në Shqipëri, janë botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun dhe Indi

Poetja shqiptare Irma Kurti boton në Turqi përmbledhjen poetike në dy gjuhë (turqisht-anglisht) titulluar “It’s raining in my soul” nën logon e Shtepisë Botuese Artshopnë Turqi. Përkthyese e poezive nga anglishtja në turqisht është Serpil Devrim dhe kopertina është e fotografit italian Biagio Fortini.

Ky festival, një nga festivalet më të rëndësishëm të artittë grave në botë, do të zhvillohet në datat 20-23 tetor 2022 në Stamboll. Në këtë manifestim do të nderohen me çmime nderi gra artiste të shquara nga vendi dhe bota.

Pjesëmarrja e poetes Irma Kurti në FEMINENARTFEST përmes botimit të këtij libri është, siç shprehet ajo vetë, “jo vetëm një vlerësim i veprës së saj poetike po edhe një nderim për kulturën shqiptare”.

Vendi ku do të zhvillohet ceremonia është Galeria Ovooart e kuratorit të njohur Hakan Körpi, pjesëmarrës në shumë festivale të rëndësishme të artit në Turqi. Kjo është një nga galeritë më prestigjioze të artit në Stamboll, si dhe një nga vendet më të dëshiruara në Turqi. Drejtori i Festivalit është organizatori dhe botuesi Vedat Akdamar.

Librat e poetes dhe shkrimtares Irma Kurti, përveçse në Shqipëri, janë botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Rumani,Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun dhe Indi.

 

Please follow and like us: